Aleksis Sançezi si keçapi, nuk po rrëshqet dot nga shishja…

Aleksis Sançez ka ardhur te Mançester Junajtidi më 2018 nga Arsenali, por ende nuk po e gjen formën e tij që e dallonte atë aq shumë te klubi londinez.
Tifozët janë mjaft të zhgënjyer nga forma e tij, duke qenë se ai deri tani tani ka luajtur në 37 ndeshje, por ka shënuar vetëm pesë gola dhe ka dhënë nëntë asiste, por trajneri i ri i Junajtidit, Ole Solskjer, është i bindur se gjërat do të ndryshojnë:
“Ne të gjithë e dimë se Sançezi është një futbollist i shkëlqyer. Brenda tij ndodhet një futbollist që është i jashtëzakonshëm, por, tani për tani, ai është si keçapi: nuk po del dot nga shishja, ama, sapo të fillojë të rrëshqasë, me siguri që ai nuk do të përmbahet dot. Ne duhet të tregohemi të duruar dhe ta mbështesim atë”.
Sfidanti.al