Gazeta angleze “San” shkruan se Mançester Junajtidin mund ta blejë princi i fuqishëm i kurrorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, sunduesi aktual i këtij vendi arab dhe që do të bëhet mbret i tij. Ai mund ta blejë klubin e “djajve të kuq” me shumën marramendëse prej 3,8 miliardë sterlinash!
Thuhet se bisedimet përkatëse kanë filluar qysh tetorin e kaluar dhe se shuma konkrete do të përcaktohet, kur të bëhet i sigurt kualifikimi i Junajtidit në Ligën e Kampioneve. Tabloidi i mësipërm anglez shkruan se familja Glejzer, pronare aktuale e klubit anglez, do ta pranojë ta shesë Junajtidin, duke pasur parasysh se ajo pagoi për të, kur e bleu, 800 milionë sterlina dhe, megjithatë borxhet që ka krijuar, po ta shesë atë, do të këtë një përfitim prej mëse dy miliardë sterlinash.
Veç faktit se ai është një tifoz i madh, princi Bin Salman, nëse do ta blejë Junajtidin, do të vazhdojë rivalitetin e ashpër me familjen mbretërore të Abu Dabit qëështë pronare e Mançester Sitit. Pasuria e familjes mbretërore të Arabisë Saudite llogaritet në 850 miliardë dolllarë!
Sfidanti.al