Javët e fundit emri i Nejmar Jr është përfshirë sërish në vorbullën e zërave të merkatos këtë radhë për dëshirën e tij për t’u kthyer te Barcelona pasi duket se është i pendjuar për kalimin e tij te Paris Sën Zhermeni. Ai që ka ndërhyrë në këtë cështje është babai i tij i cili nëpërmjet një interviste për ‘Telefoot’ e ka hedhur poshtë këtë mundësi lëvizjeje të djalit të tij për të cilin thuhet se edhe ka marrë një telefonatë nga drejtuesit e Barcelonës.
‘Është një gënjeshtër-tha babai i Nejmar-nuk ka pasur asnjë telefonatë nga Barcelona. vetëm 2 persona mund të flasin në emër të Nejmar; ai vetë edhe unë. Asnjë nga ne nuk ka folur për mundësinë e kthimit te Barcelona. Djali im është shumë i lumtur në Paris. Barcelona është n jë klub i madh, por e gjithë kjo është në kuadër të zërave të merkatos. E tashmja dhe e ardhmja e tij janë në Paris’.
Babai i Nejmar foli edhe për ndërhyrjet e rënda që pëson shpesh sulmuesi 27 vjecar në Ligue 1.
‘Problemi nuk është kampionati francez, është arbitrimi që duhet të mbrojë lojtarët-tha Nejmar Senior.-Problemi është kur nuk ndëshkohet loja e rëndë e nuk akordohen faullat’
sfidanti.al