Sancez hedh shigjeta plot helm mbi Murinjon: krijoi atmosferë jo të shëndetshme

Aleksis Sancez flet lirisht për Zhoze Murinjon tani që portugezi është larguar nga drejtimi i Mancester Junajtid. Sulmuesi kilian u rrëfye për rrjetin televiziv BBC ku nuk i kurseu aspak kritikat në drejtim të teknikut portugez

‘Murinjo është një ndër trajnerët më të mirë në botë përsa i përkt drejtimit të skuadrës, studimit të videove dhe kryerjen e punëve në përgjithësi-tha Sancez në intervistën e tij-por në brendësi të skuadrës së Mancester Junajtid u krijua një situatë e cuditshme; fillimisht ishe pjesë e ekipit, por më vonë jo. Ndonjëherë luaja e ndonjëherë jo, më pas nuk u aktivizova më. Si futbollist e humbet besimin në raste të tilla. Për më tepër rreth skuadrës u krijua një atmosferë aspak e shëndetshme’.

Por edhe Sancez nuk është pa ‘gjynahe’ në lidhje me Murinjon këtë e tregon basti i vënë me Roho për shkarkimin e 56 vjecarit nga stoli i Djajve të Kuq duke fituar 22 mijë Euro, një mungesë e qartë e respektit nga ana e sulmuesit. Gjithsesi, tani gjërat kanë ndryshuar për Sancez që me Solskjaer ka filluar të aktivizohet gradualisht në fushën e lojës dhe deri tani ka luajtur 4 ndeshje të kampionatit dhe 1 në FA Cup; atë kundër Arsenalit ndaj të cilit arriti të gjejë edhe rrugën e rrjetës.

sfidanti.al