Samuel Eto befason gjithnjë, nuk është gati t’i japë fund karrierës

Futbollisti legjendar kamerunas, Samuel Eto, edhe pse është 37 vjeç, nuk ka në plan që së afërmi t’i japë fund karrierës së tij si lojtar në fushë, ndërkohë që tani për tani ai luan me klubin arab Katar Sport, ku ai erdhi nga Turqia, dhe, sikurse thotë vetë, ai ka ndërmend të luajë të paktën edhe një sezon tjetër.
“Duke pasur parasysh moshën time, mendoj se do të jetë më mirë që unë të vazhdoj të qëndroj në Katar, sepse këtu kam mundësinë që të luaj dhe të nis punën time si trajner. Do të luaj të paktën edhe një sezon tjetër, kurse më pas do të mendoj se çfarë do të jetë mirë për mua dhe familjen time”, vuri në dukje sulmuesi i famshëm afrikan,
Sfidanti.al