Kristof Piontek po rezulton lëvizja më e mirë në merkaton e transferimeve për Milanin. Sulmuesi polak po shënon vazhdimisht madje me lehtësinë më të madhe dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen që kuqezinjtë luajtën të shtunën ndaj Atalantës duke fituar 3-1 me Piontek që shënoi 2 gola.
Më këto gola të shënuar në Bergamo, Piontek arriti në kluotën e 24 golave në 26 ndeshje në këtë sezon, 6 në 5 ndeshjet e zhvilluara me fanelën e Milanit. Piontek e bëri debutimin me kuqezinjyë në 26 janar në ndeshjen me Napolin ndaj të cilit luajti 18 minuta. Tre ditë më vonë, ai u aktivizua sërish kundër Napolit duke shënuar edhe dy golat e parë me Milanin. Që nga ky moment Piontek nuk është ndalur duke shënuar ndaj Romës, ndaj Kaljarit dhe ndaj Atalantës. Në total janë 6 gola të shënuar në 317 minuta lojë me një mesatare 1 gol cdo 53 minuta.
Duke llogaritur edhe golat e shënuar me Xhenoan Piontek arrin në kuotën e 24 golave në 2091 minuta lojë me një mesatare 1 gol cdo 87 minuta ose duke e rrumbullakosur; 1 gol për ndeshje. Sulmuesi i fundit i Milanit që ka shënuar në 3 ndeshjet e para me fanelën kuqezi si titullar në Serinë A ishte Mario Baloteli në 2013. Për të bërë një krahasim me Ronaldon, portugezi ka 21 gola në 2656 minuta lojë, dmth 1 gol cdo 126 minuta
sfidanti.al