Barcelona, Boateng nga euforia kalon në shock; i grabitet shtëpia teksa luan

Kevin Prins Boateng në një cast të vetëm kaloi nga euforia totale në gjendje shoku. Sulmuesi i Barcelonës nuk do ta harrojë lehtë atë cfarë i ndodhi të shtunën e 16 shkurtit. Gjithcka nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Boateng që ndaj Vajadolidit ishte titullar në formacion për herë të parë në La Liga për të qëndruar në fushën e lojës për 60 minuta për t’i lënë më pas vendin Luis Suarez. Këtë ndeshje Barcelona e fitoi 1-0 me gol të Messit dhe Boateng ishte ende në fushën e lojës kur argjentinasi shënoi me penallti

Më pas erdhi edhe goditja e madhe. Kur u kthye në apartamentin e tij në lagjen Sarria, Boateng kuptoi se e kishin grabitur. Hajdutët kishuin hyrë në banesën e tij gjatë zhvillimit të ndesbhjes duke i marrë të gjithë bizhuteritë e futbollistit që kapnin vlerën e 300 mijë Euro si dhe një shifër në para që nuk është përcaktuar.

Sipas policisë në Barcelonë e sidomos medias, hajdutët që kishin hyrë në shtëpi kuptonin shumë nga futbolli dhe vepruan në një moment kur u siguruan për praninë e ish futbollistit të Sasuolos në fushën e lojës si titullar, i vetmi moment kur ai nuk do të ishte i lidhur me amnbientet e jashtme.

sfidanti.al