E lanë pa skuadër, Kapernik fiton betejën me NFL dhe i merr dëmshpërblim

Kolin Kapernik doli i fituar në betejën ligjore me drejtuesit e National Football League. Ish kuotërbeku i San Fransisco 49ers ka mbetur pa skuadër pas protestës së tij kundër racizmit ndaj afroamerikaneëve dhe brutalitetit të policisë që e kryente teksa vendoste një gju në tokë në momentin e ekzekutimit të himnit në ndeshjet e NFL. Lojtario mori veprime ligjiora ndaj institucionit që drejton këtë kampionat me pretendimin se e detyruan të mbyllë përpara kohe karrierën sportive.

E gjithë kjo histori nisi në vitin 2016 kur Kapernik bëri për herë të parë protestën e tij, që shumë shpejt gjeti mbështetjen e sportistëve të tjerë., dicka që nuk i pëlqeu aspak presidentit amerikan Donald Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë arriti deri aty sa t;u kërkojë pronarëve të skuadrave të NFL që të përjashtojnë lojtarët që nuk respektojnë himnin e vendit duke shkaktuar polemika të forta, ndërkohë e gjithë kjo u shndërrua edhe në një cështje politike.

Veprimet ligjore Kapernik filloi t’i ndërmarrë në vitin 2017 nëpëmjet avokatit Mark Geragos dhe ishte pikërisht ky i fundit që foli për arritjen e një marrëveshje konfidenciale mes Kapernik dhe drejtuesve të NFL për të paguar një dëmshpërblim për lojtarin. Shifra e këtij dëmshpërblimi nuk dihet, por sipas Bleacher Report, kuotërbeku duket se ka siguruar një përfitim 60-80 milionë Dollarë.

sfidanti.al