NBA, vijon spektakli i basketbollit; spikatën talentet individuale

Fundjava e spektaklit në basketbollin amerikan vijoi me sfidën e aftësive teknike të lojtarëve. Basketbollistët më të mirë matën forcat mes tyre në garën e aftësive teknike, të gjuajtjeve ër 3 pikë dhe të zhytjeve.

Të parët që zbritën në parket ishin lojtarët më të talentuar nga ana teknike dhe më të kompletuar mes të cilëve spikasnin Foks, Kuzma, Luka Doncic apo Xhejzon Tatum. Ishte pikërisht basketbollisti i Bostonit ai që triumfoi në këtë kategori pasi bëri një lëvizje ‘të zgjuar’ por edhe me fat teksa mori përsipër të gjuajë nga mesi i fushës duke u treguar i saktë.

Befasia ndodhi në garëmn ë kategorisë së dytë; atë të gjuajtjeve nga distanca e 3 pikëve. Në këtë kategori pritej një fitore e Stiven Kërrit që ishte favoriti absolut, por nuk ishte basketbollisti i Golden Stejt ai që triumfoi, por Harris i Bruklin Nets që arriti të mposhtë Kerrin dhe Hild në fazën finale të garimit.
por fituesi i madh i mbrëmjes ishye Diallo që fitoi garën e zhytjeve duke marrë edhe 50 pikët maksimale të kësaj gare. Momenti që e bëri atë cfitues ishte ai kur fluturoi mbi një gjigand prej 2.16 m si Shakil O’Nil për të bërë zhytjen e tij.

sfidanti.al