Shishet e Beratit më të rënda se shishet kuksiane në Kamzë!

Ose do ta luftojmë dhunën në stadiume, ose nuk ka rrugë tjetër! Ky është motivi i komisioneve në FSHF për këtë … javë! Nga Disiplina e deri tek Apeli nuk patën asnjë mëshirë për Tomorin e Beratit, duke ia humbur ndeshjen në tavolinë, duke e degdisur 4 ndeshje pa spektatorë jashtë fushe, dhe duke ia dënuar trajnerët me shumë javë. Asnjë keqardhje, kur vjen puna tek dhuna.

Gjithsesi, shishet e hedhura mbi lojtarët kundërshtarë dhe sharjet ndaj arbitrave apo presidentit rival në Berat, duket se paskan qenë me më shumë peshë sesa shishja e hedhur, me saktësinë më të madhe, mbi kokën e gjyqtarit në stadiumin e Kamzës nga tifozë të Kukësit. Arbitri u rrëzua në tokë dhe mori mjekim (më pas shkoi për vizitë në spital), ndeshja Kukësi-Laçi u ndërpre disa minuta, të shara pati plot, por komisionet në FSHF e patën “aksionin kundër dhunës” vetëm këtë javë, jo në atë të kaluarën.

Sfidanti.al