Sari kundër kohës: trajner i ri i Çelsit, i urti …Xhanfranko Zola?

Mbas humbjes poshtëruese 6-0 nga Mançester Junajtidi, pozitat e trajnerit italian të Çelsit janë lëkundur së tepërmi, kështu që shumëkush, sidomos tifozët, kërkon largimin e Mauricio Sarit. Media angleze shkruan se ende nuk është zhvilluar takimi mes kryesisë dhe Sarit, por duket se klubi ka një plan B.
“Blutë” mund të vendosin përkohësisht si trajner kryesor deri në fund të sezonit ndihmësin e Sarit, Xhanfranko Zola, kurse në verë të caktojnë një trajner tjetër me kohë të plotë dhe si një nga kandidatët përmendet Zinedin Zidane.
Sa për kujtesë, Sari erdhi në krye të Çelsit gjatë verës së kaluar, mbas shkarkimit të Antonio Kontes, por deri tani ai nuk ka rezultatet që priteshin nga ai.
Sfidanti.al