Solari , hapi sytë, mos i jep assist Guardiolës një “top-player” si..Isko

“Don Balon” shkruan se klubi i Mançester Sitit është i interesuar që të sjellë në radhët e veta futbollistin e Realit të Madridit, Isko.
Kjo gazetë shkruan se klubi “qytetar” është favoriti nr.1 në garën për firmën e mesfushorit spanjoll dhe se ai është gati që të paguajë për Iskon 75 milionë euro.
Guardiola, në fakt, ka disa kohë që po kërkon një zëvendësuses kohëgjatë të David Silvas, duke konsideruar se Isko është një zgjidhje mjaft e mirë.
Në favor të zgjidhjes së mësipërme është edhe fakti se Isko nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin e Realit, Santiago Solari, kështu që ka shumë mundësi që mesfushori spanjoll të largohet nga klubi “mbretëror” gjatë verës.
Sfidanti.al