Mbas 11 vitesh në radhët e Arsenalit, ylli uellsian Aron Ramsej vendosi që të largohet nga “Emirati” dhe kështu sezonin e ardhshëm ai do të mbrojë ngjyrat e Juventusit. Ky mesfushor me përvojë nënshrkoi me “zonjën e vjetër” një kontratë katërvjeçare, ndërkohë që përmes rrjeteve sociale u dërgoi një mesazh emocional tifozëve të “topçinjve”.
“Me siguri që, ju, e keni marr vesh se unë nënshkrova kontratë me Juventusin. Dua që t’i falenderoj të gjithë tifozët e Arsenalit që janë besnikë dhe më kanë mbështetur gjithnjë, qëkur unë erdha si një djalosh pa mbushur të 20-tat dhe kanë qenë me mua në të përpjetat dhe tatëpjetat e mia. Mbas 11 vitesh, unë po largohem me ‘gur në zemër’ nga Arsenali. Ju falenderoj”, vuri në dukje Ramsej.
Ramsej, pjesëtar i përfaqësueses së Uellsit, do të jetë përforcimi i parë i sezonit të ardhshëm veror të transferimit të Juventusit dhe në bazë të kontratës së lartpërmendur ai do të bëhet futbollisti britanik më i paguar në histori, duke pasur parasysh se paga e tij do të jetë 400 000 sterlina në javë.
Sfidanti.