Të luash të hënën është si ta varrosësh futbollin!U prefsh në ..paqe…

Vitoria-Gasteic është një qytet i madh në krahinën autonome të Bashkisë në Spanjë dhe klub kryesor i tij është Alavesi, pas të cilit banorët lokalë lenë kokën, por ndërkohë ata protestojnë me forcë, kur ekipi i tyre është i detyruar të luajë të hënave.
Në fakt, shumica dërrmuese e tifozëve konsideron se termini kohor të hënën në mbrëmje është një shuplakë e fortë që i jepet futbollit anekënd Evropës. Tifozët gjermanë, psh, protestojnë me shumë forcë, kur disa ndeshje luhen të hënën (ditë pune), vetëm për hir të interesave fitimprurëse të televizioneve. Për shkak të lakmisë së madhe për një shikueshmëri sa më të madhe, televizionet i detyrojnë drejtuesit e ligave evropiane që disa ndeshje që mund të luhen të shtunën ose të dielën, t’i shpërngulin për të hënën.
Të hënën e fundit, në Spanjë, në orën 21:00, u luajt ndeshja e La Ligës mes Alavesit dhe Levantes (2-0). Tifozët e Alavesit në shenjë proteste vendosën që të hyjnë në stadium vetëm pesë minuta para ndeshjes. Shumë prej tyre ishin veshur me rroba të zeza, ndërkohë që disa djem të rinj mbanin sipër supeve të tyre, tamam si varrmihës, arkivole, duke simbolizuar se futbolli ka vdekur. Në tribunë, mbas njërit prej golave të shënuar nga Alavesi, u ngrit një parrullë, ku shkruhej me gërma të mëdha “RIP (Rest in Peace) Football!” (U prehsh në paqe, futboll!), ndërkohë që u ekzekutua edhe një marsh funebër.
Sfidanti.al