Nico Rosberg është kampioni i ri i botës në Formulën 1. Piloti gjerman i Mercedesit e mbylli Çmimin e Madh të Abu Dabit, garën e fundit sezonale, në vendin e dytë, gjë që i mjaftoi për të lënë pas në renditjen përfundimtare shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, i cili ngushëllohet me mbylljen me triumf të sezonit.
Në spektaklin e garës së fundit, Hamilton ndoshta provoi fitoren më të hidhur të karrierës. Kjo pasi suksesi nuk i mjaftoi për të ruajtur titullin e fituar një vit më parë.
Një garë e mirë edhe për Sebastian Vettel me Ferrari, i cili u rendit në vendin e tretë dhe për herë të parë këtë sezon provoi të “ngacmonte” makinat Mercedes deri në metrat e fundit.