Basketbolisti i ri i talentuar slloven, Luka Donçiç, nuk do të luajë në ndeshjen e madhe “All Stars”, për arsye se ai nuk ua mbushi dot mendjen tifozëve dhe mediumeve, megjithëse për nga efikasiteti ai vjen menjëherë mbas Lebron Xhejmsit dhe Janis Antetokumpos.
Basketbollsti i lartpërmendur që me ekipin e vet përfaqësues slloven u shpall vjet kampion i Evropës, duke folur për zhgënjimin e tij lidhur me votimin për pjesëmarrjen në finalen “All Stars”, sa i përket ndryshimit mes NBA-s dhe basketbollit evropian, i deklaroi gazetës spanjolle “Movistar+”:
“Këtu në NBA është më lehtë t’i bësh koshat sesa në Evropë. Atje fusha është më e vogël, kurse këtu aplikohet rregulli i tre sekondave. Kam mendimin se pikët këtu sigurohen më lehtë”.
Sfidanti.al