Lionel Mesi më 24 qershor do të mbushë 32 vjeç dhe, duke pasur parasysh numrin e madh të titujjve dhe trofeve që ka fituar, ai ka kohë që te Barcelona ka fituar statusin e një miti. Në klubin katalonjas, Mesi ka ardhur si fëmijë në vitin 2000 dhe në të ai ka kaluar përmes të gjithë ekipeve të moshave të shkollës së famshme të futbollit “La Masia” dhe si një talent i jashtëzakonshëm ai u promovua në ekipin e të rriturve të Barcelonës në vitin 2005. Në 655 ndeshje zyrtare ai ka shënuar 581 gola dhe ka dhënë 222 asiste golash.
“Unë e di se do të vijë një ditë dhe Leo do të thotë se po largohet”, thotë presidenti i Barcelonës, Zhoze Maria Bartomeu, i ndërgjegjshëm për realitetin që e pret, duke shtuar: “Barcelona ka filluar të përgatitet për ‘jetën mbas Mesit’”. Kontrata aktuale e Mesit përfundon më 30 qershor 2021, pra mbas 874 ditësh ose dy vite e gjysmë.
Sfidanti.al