“Kolonia maqedonase” në Shqipëri tkurret! Sekreti? Pyesni Useinin e Flamurtarit

Duket qartë se “kolonia” e futbollistëve nga Maqedonia në Shqipëri po tkurret. Kështu mbas Goran Siljanovskit që para disa ditësh nënshkroi kontratë me Rabotniçkin e Shkupit, nga Flamurtari i Vlorës u largua edhe Muhamed Useini, njofton media maqedonase që vë në dukje si ky klub shqiptar i ka borxh atij pesë paga, kështu që ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Renovës, Rabotniçkit, etj. vendosi ta prishë kontratën me klubin vlonjat.
Ka lajme se tre klube të ligës kryesore të Maqedonisë janë të interesuar për shërbimet e Useinit që dikur ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në kampionatin maqedonas.
Sfidanti.al