Mançester Junajtjdi siguroi tri pikë të tjera, duke mundur lehtë 3-0 Fullhemin në ndeshjen e Premier Ligës. Trajneri Ole Gunar Solskjer i dha një pushim të merituar Markus Rashfordit, duke e ruajtur atë bashkë me Lindelofin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër PSZH-së, por “djajtë” edhe pa këta dy lojtarë formacioni i fituan pa asnjë problem tri pikët e reja.
Në plan të parë edhe një herë tjetër doli tandemi francez Pogba-Marsial që kishin meritën kryesore për fitoren e thellë të arritur, duke qenë se të dy ata i shënuan të tre golat e ndeshjes.
Epërsia me tre gola që krijoi, i lejoi Solskjerit që t’i tërheqë nga loja si Pogban, ashtu edhe Marsialin, duke i ruajtur ata të dy për ndeshjen e parë të 1/8-tës së finaleve të LK-së me PSZH-në që do të luhet të martën e adhshme në “Old Trafford”.
Sfidanti.al