Një hap para, tri hapa prapa për PSG-në në prag të Junajtidit

Muajt shkurt dhe mars të Championsit qenkan fatalë për Paris SG dhe skuadra e madhe franceze po nis të ecë, jo sipas formulës së njohur, “një hap para, dy hapa prapa”, por tashmë me tri hapa prapa. Në sy të Nejmarit të dëmtuar, që ishte në tribunë me paterica, kampionët humbën Edinson Kavanin, që pati një dëmtim në pulpë, por edhe mbrojtësin Tomas Mënier (Meunier), që u përplas kokë më kokë me një kundërshtar.

Ndeshja e Ligës së Parë, ndaj Bordosë, u fitua me një gol me penallti kthyer në gol nga Kavani para se të dëmtohej, dhe renditja është “e salduar”, por si i bëhet duelit me Junajtidin në Champions! i vetmi lajm i mirë për trajnerin Tomas Tuhel ishte kthimi në formacion i Marko Verratit, që luajti për 1 orë kundër Bordosë. Pritet që italiani të luajë titullar në “Old Traford”. Tuheli arriti të shlodhte pjesërisht edhe Kilian Mbapenë, që hyri në fushë në pjesën e dytë në vend të Kavanit.

Sfidanti.al