Guardiola këmbëngul: Real Madrid s’është ekipi më i mirë i dekadës

Pep Guardiola përpara pak ditësh bëri të ditur emrat e skuadrave më të mira të dekadës që sipas tij janë Juventus, Barcelona dhe Bajerni i Mynuihut duke ‘harruar’ Realin e Madridit, dicka që nuk u pëlqye shumë më kampin madrilen sidomos nga trajneri Solari i cili theksoi se katalanasi la jashtë liste me dëshirë një emër. trajneri i Mancester Siti iu rikthye kësaj teme pasi gazetarët e pyetën për Realin e Madridit.

‘Real Madrid nuk është skuadra më e mirë e dekadës-tha Guardiola-ka fituar Ligën e Kampioneve për 3 vjet radhazi dhe është favorit, por nuk është ekipi më i mirë i dekadës. Përsa u përket kampionateve, Kupave e trofeve të tjera Juventus, Barcelona dhe Bajerni kanë fituar 6 apo 7 kurse Reali vetëm 2. shpresoj që Solari këtë radhë të ketë kuptuar më mirë mesazhin tim tani. Jam i sigurt se do të jenë të kënaqur me mua’

Guardiola foli edhe për superndeshjen me Celsin që do të luhet ditën e diel duke dalë në mbrojtje të Mauricio Sarrit që është kritikuar shumë së fundmi.

‘Njerëzit kujtojnë se një person shkon te një skuadër të mirë dhe gjithcka funksionion menjëherë-tha Guardiola-të krijosh dicka duhet kohë dhe unë e respektoj ekipin e Sarrit. Celsi është në finale të Kupës, është në Europa League dhe ka shanse për të fituar kampionatin edhe pse duket e kundërta’.

sfidanti.al