Petra Kvitova i rikthehet momentit më të vështirë të jetës së saj. Finalistja e Australian Open, këtë të martë dha dëshminë e saj në procesin gjyqësor në Ceki ndaj agresorit të saj për sulmin e muajit dhjetor të vitit 2016. plagët që i shkaktoi në dorën e majtë, detyruan tenistën që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për më shumë se 5 muaj.
Nëpëmjet një videokonference, Kvitova tregoi detajet e agresionit të të pandehurit që quhert Radim Zondra duke e njohur si agresorin e saj. Kvitova u sulmua në muajin dhjetor të 2016 në shtëpinë e saj duke pësuar plagë të rënda në dorë dhe në krahë.
‘Më kërkoi që të hapja ujin e nxehtë dhe më sulmoi me thikë në qafë-tregon Kvitova-e kapa tehun e thikës me dorën e majte dhe gjatë rënies në tokë pas që kishte gjak gjithandej. Më preu të gjithë gishtat e dorës së majtë dhe nervin e gishtit të madh e atij tregues. Edhe sot e kësaj dite gishtat nuk mund t’i lëviz 100% , ndërkohë që nuk i ndjej gishin e madh dhe atë tregues. Ai më pyeti sa para kisha dhe unë i thashë se kisha 10 mijë korona(gati 400 Euro). Ia dhashë paratë që më gjendeshin, u largua dhe unë mora në telefon urgjencën dhe më pas policinë’.
Agresori i Petra Kvitovës rrezikon një dënim me 12 vjet burg për sulmin ndaj tenistes
sfidanti.al