Në Romë, cmimi i biletave me Porton për ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve po bëhet një cështje. Tifozët verdhekuq kanë filluar të kritikojnë diferencat në kosto mes biletave të sektorëve të Do Dragaos dhe atyre të Olimpicos duke u ankuar për cmimet e larta për biletat në transfertë.
Një situatë kjo që ka vënë në lëvizje vetë UEFA që ka nisur hetimet në lidhje me këtë cështje ndërkohë që presidenti Ceferin deklaroi se nëse do të ketë thyerje të rregullores, atëherë do të ketë edhe sanksione. Sipas rregullores së UEFA, për ndeshjet e Ligës së Kampioneve biletat e sektorëve për tifozët vendas dhe atyre të skuadrës udhëtuese duhet të kenë të njëjtin cmim. Sipas tifozëve të Romës, një gjë e tillë nuk është respektuar për ndeshjen e Do Dragaos të Oportos ku diferenca në cmimet e biletave është 30 Euro.
sfidanti.al