Higuaini “puthet”me Sarrin, mjeshtrin që e zhvesh nga emocionet

Sulmuesi i Çelsit, Gonzalo Higuain, është mjaft i kënaqur që atij iu dha mundësia që të bashkëpunojë me trajnerin italian Mauricio Sari. Ky futbollist argjentinas gjatë “dritares dimërore” u transferua nga Milani për te klubi i “bluve” të Londrës, me të cilin ai në ndeshjen e fundit arriti që të shënoi dy gola.
“Sari është një trajner që ndikon tek unë pozitivisht, duke reflektuar edhe te performanca ime. Ai di sesi duhet të punojë me mua, sidomos në fushën e emocioneve. Unë jam shumë i kënaqur që mua m’u dha mundësia që të luaj në një klub më një histori të tillë të pasur. Kam mendimin se ne mund të arrijmë jo vetëm vendin e 4-t në Premier Ligë, por edhe më shumë”, deklaroi Higuani.
Sfidanti.al