Një botë vërtet “jallane”, Siti sërish në krye të Premierit!

Duhet shtuar edhe që ka luajtur një ndeshje më shumë sesa Liverpuli, por bën përshtypje të madhe sesa pak javë u deshën që gjendja në krye të renditjes në Angli të ndryshonte me themel. Një Mançester Siti që më në fund ka mësuar (përsëri) që të mbrojë, triumfoi 2-0 në fushën e Evertonit dhe u ngjit në vend të parë të kampionatit, me golaverazh më të mirë sesa skuadra e Jurgen Klopit.

Siti nuk e pati aspak të lehtë, por ishte tepër “i mbledhur”, pra i fortë në fazën mbrojtëse, dhe i përqëndruar në atë të sulmit. Kjo kuptohet kur sheh se lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mbrojtësi francez, Ajmerik Laporte, që e kurorëzoi paraqitjen e madhe me një gol. Rrjetat e ekipit të Guardiolës ishin prej ekspertës, në minutat shtesë të pjesës së parë, dhe sërish në minutat shtesë të së dytës.

Kampionët kanë 62 pikë në 26 ndeshje, të kuqtë po 62 në 25 takime, dhe duket se gara do të jetë e fortë deri në fund, edhe pse Liverpuli ka më pak përvojë në një konkurrim të tillë, dhe kjo mund të ndikojë për keq.

Sfidanti.al