Barcelona qetëson shpirtin , Mesi … tek vendi i “krimit” ndaj Realit

Barcelona do të ndeshet të mërkurën e ardhshme me Realin e Madridit në kuadrin e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit dhe në krye ajo do të ketë futbollistin e saj më të mirë, Leo Mesi. Klubi katalonjas njoftoi se dëmtimi që pësoi Mesin në ndeshjen e fundit kundër Valencias, nuk është serioz dhe se ai nuk do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore suplementare.
Në fakt, Mesit iu bë një kontroll ultrasonar menjëherë mbas ndeshjes në dhomën e zhveshjes dhe u konstatua se dëmtimi ishte i lehtë. Ai do të dalë që të hënën në stërvitje me ekipin.
Mesi ndaj Valencias shënoi dy gola, duke e baraspeshuar ndeshjen, në të cilën Barcelona ishte në disavantazh 0-2 dhe kështu e gjithë ndeshja përfundoi në barazim 2-2.
Sfidanti.al