Mbas janarit “të qetë” , pritet që Juventusi të bëjë disa pazare të forta verën e ardhshme. Emri i parë në “listën e dëshirave” të Juves pritet të jetë miku i madh i Kristiano Ronaldos, braziliani Marselo, që duket se dëshiron që të largohet më në fund nga “Santiago Bernabe”. Duket se Marselo tani po luan jo shumë i motivuar, ndërkohë që, sikurse thuhet, mendjen e ka në Itali, konkretisht te Juvja, ku luan miku i tij portugez.
Ka shumë mundësi që klubi kampion i Italisë synon të çlirohet nga Aleks Sandro që ndodhet në rrezen e radarëve të Mançester Sitit dhe PSZH-së, me qëllim që t’i hapë vend mbrojtësit brazilian.
Në Torino, sipas medias italiane, janë gati që t’i ofrojnë Marselos një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh dhe të bëjnë gjithçka që ta bindin presidentin, Florentino Perez, që ai të pranojë ta lëshojë brazilianin e famshëm.
Sfidanti.al