Shefi i PSZH-së, Naseri i hetuar.. në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s!?

Presidenti i Paris Sen Zhermenit (PSZH), Naser Al Kelaifi, është
përshirë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s si një nga dy
përfaqësuesit e klubit. Ky biznesmen nga Katari është zgjedhur që
të zëvendësojë Ivan Gazidisn, ish-drejtorin ekzekutiv të Arsenalit
që tani ka shkuar te Milani.
Zgjedhja e Al Kelaifit duhet të ratifikohet nga kongresi i UEFA-s që
do të mbahet në Romë javën e ardhshme. Më 2017, prokurorët
zviceranë nisën procedurë penale kundër ish-sekretarit të
përgjithshëm të UEFA-s Zherom Valke dhe Naser Al-Kelaifit për
marrrëveshjet që kishin bërë “mbas shpinës” për transmetimin e
kampionatit botëror.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përbëhet nga presidenti dhe 16
anëtarë të tjerë të zgjedhur nga kongresi, dy përfaqësues të
shoqatës së klubeve evropiane dhe një përfaqësues nga ligat
evropiane të futbollit.
Sfidanti.al