Hidhërim në familjen Ronaldo; ndërron jetë babai i Xhorxhinës

Hidhërimi pushton shtëpinë e Kristiano Ronaldos. Ndërroi jetë në moshën 70 vjecare babai i Xhorxhina Rodrigez, së fejuarës së sulmuesit të Juventusit. Horhe Eduardo Rodriguez Gorhon, që ka qenë edhe trajner futbolli dikur, ndërroi jetë në Buenos Aires pasi vuante pasojat e një iskemie që e kishte goditur 2 vjet më parë.

Lajmi u konfirmua nga revista ‘Hola!’ sipas së cilës modelja spanjolle në ditët e kaluara udhëtoi drejt Argjentinës së bashku me motrën e saj Ivana për t’i qëndruar pranë familjes së saj.

sfidanti.al