‘Zhduket’ Sauber; Skuadra e F1 tani quhet Alfa Romeo Racing

Dëshira e Serxho Markiones bëhet realitet; Alfa Romeo ka marre të gjithë emrin e skuadrës Sauber me të cilën do të garojnë në botërorin e këtij viti Kimi Raikkonen dhe Antonio Xhovinaci. Tani kjo skuadër do të quhet Alfa Romeo Racing dhe ky emër i ri shoqerohet edhe me një logo të re. Shefi Ezkekutiv i FCA, Majk Manlej shprehu kënaqësinë për këtë ndryshim të bërë.‎Friday, ‎February ‎1, ‎2019

‘Jemi krenarë për bashkëpunimin me Sauber në synimin për të sjellë teknikën e shkëlqyer dhe stilin italian në nivelet më të larta të kompeticioneve automobilistike-tha Manlej.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe skuadra zvicerane Sauber teksa bëri të ditur ndryshimin e emrit.

‘Me shumë kënaqësi, bëjmë të ditur se do të marrim pjesë në Botërorin e Formula 1 të 2019 me emrin ‘Alfa Romeo Racing-theksojnë drejtuesit e Sauber-që nga fillimi i bashkëpunimit me sponsorin tonë kryesor ‘Alfa Romeo në 2018 kemi shënuar përmirësime të ndjeshme teknike, komerciale dhe sportive. Rezultatet ishin shpërblimi i punës së madhe të bërë dhe ka shtuar motivimin e të gjithë anëtarëve të skuadrës si në pistë ashu edhe në selinë në Zvicër. Do të vazhdojmë punën për zhvillimin e cdo aspekti të skuadrës duke cuar para pasionin tonë të përbashkët për garat, teknologjinë dhe dizajnin’

sfidanti.al