Misteri i zhdukjes së Emiliano Salës; gjenden pjesë të avionit me të cilin udhëtonte

Ka zhvillime të reja në lidhje me avionin e zhdukur ku në bord ishte edhe futbollisti Emiliano Sala. Sipas raportit të strukturës investigative të Departamentit Britanik të Transportit, janë gjetur në një plazh francez pranë Syrenvijë, disa pjesë të avionit Piper PA 46 Malibu me të cilin Sala po udhëtonte nga Nanta në drejtim të Uellsit për t’u bashkuar me skuadrën e Kardif Sitit.

Me t’u publikuar ky lajm, autoritetet nisën menjëherë kërkimet në fundin e detit të asaj zone. Në mënyrë të detajuar theksohet se në plazhin francez janë gjetur dy poltrona që mund t’i përkisnin avionit që u zhduk nga radarës në Kanalin e La Manshit në mbrëmjen e 21 janarit. Për shkak të kushteve të motit, mendohet se kërkimet do të nisin në fundjavë

sfidanti.al