Finalja e Super Bowl; sfida Nju Ingland-Los Anxheles Rams me rekorde

E diela është e gjitha e Super Bowl, evenimenti më i ndjekur në SHBA nga ku do të mësohet edhe skuadra kampione e National Football League. Këtë vit përballë njëra-tjetrës në Mercedes-Benz Stadium të Atlantës do të jenë Nju Ingland Patriots dhe Los Anzxheles Rems. Skuadra nga Bostoni do të luajë finalen e tretë radhazi në Super Bowl, ndërsa kalifornianët kthehen në një ngjarje të tillë pas 17 vitesh.

Por kjo përballje do të jetë edhe Super Bowli i rekordeve. Nju Ingland Patriots ka në radhët e saj kuotërbekun legjendar Tom Bredin që në moshën 41 vjecare do të luajë finalen e tij të 9 në Super Bowl, dicka që s’e ka bërë askush më parë. Ndërsa Los Anxheles Rems kanë trajnerin Shon Mekvej që në moshën 33 vjecare bëhet tekniku më i ri që do të përjetojë një finale të Super Bowl.

Këtë vit, ky eveniment ka edhe një risi; praninë e cheerleadersave meshkuj, ndërkohë që spektakli i pushimit të ndeshjes do të ndizet nga banda ‘Maroon 5’ i shoqëruar nha Trevis Skot dhe Big Boi. Super Bowl është më shumë se një ndeshje e NFL, është edhe një mundësi marketingu. Biznese të ndryshme do të shfrytëzojnë këtë eveniment për të bërë publicitet për produktet e tyre dhe janë gati të pagujanë 5 milionë Dollarë për një spot prej 30 sekondash që do të shfaqet gjatë ndeshjes.

Sigurisht spektakli shijohet më shumë po ta ndjekësh në shkallët e stadiumit, megjithatë jo të gjithë mund ta bëjnë këtë pavarësisht dëshirës që kanë dhe shkaku është cmimi i biletave që mesatarisht shkon 2000-5000 Dollarë, ndërkohë që bileta më e shtrenjtë vlen mbi 300 mijë Dollarë.

sfidanti.al