PSG dhe problemi Nejmar; braziliani do qëndrojë jashtë fushave 10 javë

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e Kupës së Francës me Strasburgun nmë 23 janar i kushton shtrenjtë Nejmarit, pasi braziliani do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 10 javë. është vetë klubi i Paris Sën Zhermenit që ka bërë të ditur gjithcka nëpërmjet një komunikate për shtyp, pasi futbollisti iu nënshtrua ekzaminimeve nga ku rezultoi se kishte të njëjtin dëmtim si një vit më parë në metatarsën e pestë.

Kjo do të thotë se Nejmar nuk do të jetë në fushën e lojës në të dy ndeshjet e 1/8 të finaleve që Paris Sën Zhermeni do të luajë kundër Mancester Junajtid në Ligën e Kampioneve. Shpresa e kampionëve të Francës është që të kenë sulmuesin në dispozicion në 9-10 prill kur do të luhen ndeshjet cerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.

Vetë Nejmar ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale teksa publikon një mesazh ku shfaq të gjithë besimin e tij pavarëisht faktit se do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 10 javë.

‘Ashtu sic ndodh në filmat me heronj, në fillim duket se gjithcka shkon keq, kështu që vjen fundi që tregon se kur dikush lufton për objektivat e tij, fiton-shkruante Nejmar në postimin e tij në Instagram, një mesazh që u shoqërua nga një foto e dy tatuazheve të tij me imazhin e Spidermanit dhe Batmanit.

sfidanti.al