Një nga portierët më të mirë të kohës së sotme në botë, David De Gea, thotë se ai është mjaft i kënaqur me formën që po tregon Mançester Junajtidi që nën drejtimin e trajnerit të ri, Oli Solskjer, ka shënuar tetë fitore radhazi, gjashtë ne Premier Ligë, por se sidoqoftë “djajtë e kuq” vazhdojnë të ndodhen në vendin e gjashtë dhe se atij i duhen akoma shumë punë e mund që të arrijë në vendin e 4-t që të çon te Liga e Kampioneve e sezonit të ardhshëm.
“Ne jemi shumë të kënaqur me fitoret e arritura, por ne duam që të arrijmë te vendi që të çon në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm dhe një gjë e tillë do shumë punë e mund. Sidoqoftë, ne brenda një kohe shumë të shkurtër arritëm që ta pakësojmë largësinë”, i tha De Gea “Skaj Sportsit”.
Sfidanti.al