Gonzalo Higuain u largua nga Milani për te Çelsi, ndërkohë që në kampin kuqezi nuk shprehet ndonjë keqardhje e madhe për ikjen e tij. Në fakt, ky futbollist argjentinas kishte dëshirë të madhe që të shkonte te Çelsi që të bashkëpunonte me trajnerin e tij të mëparshëm te Napoli, Mauricio Sari.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, që është tifoz i Milanit, konsideron se Iguaini bëri mirë që iku nga Milani.
“Të them të drejtën, mua me vjen mirë që Higuaini iku nga Milani, sepse ai sillej shumë keq. Mua nuk më pëlqejnë mercenarët as në politikë dhe as në futboll”, deklaroi Salvini, duke komentuar largimin e Higuainit dhe ardhjen e futbollistit polak, Krishtof Pjatek.
“Pjateku më pëlqen shumë, ne presim që ai të shënojë shumë gola”, deklaroi Salvini.
Sfidanti.al