E kërkon e gjithë Evropa, por Nikolas Pepe do vetëm te Çelsi

Nikolas Pepe, gjatë këtij sezoni ka luajtur në 23 ndeshje, në të cilat ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 10 asiste goli te Lili francez. Në ndeshjen e fundit kundër Marsekës ai shënoi dy gola, duke u bërë edhe më tërheqës për shumë klube. Dihet se për këtë futbollist nga Bregu i Fildishtë po interesohet Arsenali, por Pepe ka bërë të qartë se në Londër për të ekziston vetëm një ekip, me të cilin ai dëshiron të luajë dhe ai është Çelsi.
“Unë e kam ëndërr të luaj me Çelsin dhe ai është i vetmi klub, me të cilin unë dua të luaj në Premer Ligë”, deklaronte ky futbollist krahu që në vitin 2017, kur luante me Anzherin.
Nuk ka dyshime se, nëse Hadson Odoi dhe Eden Azari largohen nga klubi londinez, sikurse është paralajmëruar, në fund të këtij sezoni, kryesia e “bluve” të Londrës do të duhet të mendojë për blerjen e Pepes që po luan shkëlqyeshëm me Lilin, nga i cili në “Stemford Brixh” ka ardhur edhe Eden Azari.
Sfidanti.al