De Laurentis zemëron Frosinonen, “krenar” për sindromim napoletan

Pronari i Napolit, Aurelio De Laurentis, di që të ngjallë zemërimin e ekipeve që ndodhen në pozicione të ulta në kampionatet italiane.
Në një intervistë të tij të fundit, ai deklaroi se ekipet që luajnë keq, duhet të dënohen nga federata e futbollit. Një deklaratë e tillë kontradiktore prek në këtë mënyrë klubin e Frosinones, pronar i të cilit është Mauricio Stirpe.
“Deklarata të tillë vijnë nga një njeri që është i sëmurë me sindromin e mjerë napolitan. Unë gjithnjë paratë e mia i kam investuar në futboll, kam ndërkuar stadium të ri dhe interesohem që klubi të përfitojë nga të drejtat televizive, kurse De Laurentis nuk ka bërë asgjë nga këto gjëra”, vë në dukje presidenti i Frosinones që aludon se klubi napolitan ka marrë para nga bashkia e qytetit dhe nuk ka bërë asgjë për ndërtimin ose rinovimin e stadiumit napolitan.
Sfidanti.al