Harden bëhet ‘normal’ shënon 35 pikë dhe Houston mund Toronton

Houston -Toronto ishte ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes  në kampionatin amerikan të basketbollit. Skuadra teksane fitoi ndaj Raptors 121-119 ku Harden shënoi kuotën ‘normale’ të pikëve të tij; 35 për të regjistruar ndeshjen e tij të 22 radhazi me mbi 30 pikë personale dhe duke e përforcuar akoma më shumë rekordin  e tij. megjithatë harden nuk ishte i vetëm në këtë fitore ndaj skuadrës së Raptors, ‘Mjekra’ u ndihmua edhe nga Erik Gordon ,e 24 pikë e Kenet Farid me 21 pikë e 14 topa në tabelë. Për Toronton, Leonard u rikthye në parket dhe shënoi 32 pikë në këtë ndeshje, por pa mundur të ndihmojë skluadrën e tij që të evitojë humbjen.

Luka Doncic po fiton gjithnjë e më shumë zemrat e tifozëve të Dallasit. Talenti slloven ishte njeriu i ndeshjes për Mavericks në fitoren që kjo skuadër arriti ndaj Detroit 106-101 me 32 pikë të shënuara, 8 topa në tabelë dhe 8 assist duke vërtetuar edhe njëherë se skuadra teksane nuk gaboi në sjelljen e tij në radhët e saj. Detroit e pati të pamundur të bëjë këtë përballje të sajën edhe pse ylli i tij, Blejk Grifin e mbylli ndeshjen me 35 pikë e 7 topa në tabelë

Bruklin thellon akoma më shumë krizën e Nju Jorkut teksa e mundi në ndeshjen derbi me rezultatin 109-99. në barclays center, Nets oishte pa Dinuidin në parket, por mungesa e këtij basketbollisti nuk u ndje pasi ata që morën përsipër të drejtojnë Bruklinin drejt suksesit ishin Tio Pinson, Ed Davis dhe Shabaz Napier. Pas kësaj humbjeje, Nju Jorku e sheh veten në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes dhe vetëm Klivlend ka bërë më keq se Niks në këtë sezon.

Sfidanti.al