Naomi Osaka ia del sërish të fitojë një titull Grand Slami. Tenistja japoneze që në shtator të vitit 2018 triumfoi në US Open, këtë radhë bëri të sajin trofeun e Australian Open pasi mundi në finale Petra kvitovën në një ndeshje vërtet emocionuese. Ngritja e trofeut në Melbërn nuk ishte i vetmi gëzim i 21 vjecares. Osaka me këtë fitore u vbë edhe numri 1 i renditjes botërore duke lënë pas pikërisht Petra Kvitovën ,ndërkohë që simona Halep zbriti në vendin e tretë.
Seti i parë i sfidës ishte i ekuilibruar me Osakën që e fitoi me tiebreak 7-6. Në fraksionin e dytë, gjërat u duke se u bënë shumë të lehta për japonezen që mori kryesimin 5-3 me 3 ‘matchpoints’ në sdispozicion në turnin e shërbimit të Kvitovës. pior duket se Osaka pati një ‘blackout’ në lojën e saj gjë që e shfrytëzoi mjaft mirë cekja që fitoi 4 game radhazi për të mbyllur setin e dytë 7-5 dhe për të barazuar ndeshjen 1-1.
Në setin final Naomi Osaka e mori veten dhe arriti që të fitojë një game me shërbimet e Kvitovës, gjë që i mjaftoi për të fituar setin 6-4 dhe krejt ndeshjen 2-1 duke ngritur në fund trofeune e Australian Open.
sfidanti.al