Mik Shumaher duket se do të ndjekë gjurmët e të atit, Mikael dhe bëhet pjesë e Ferrarit. piloti 19 vjecar, kampion Evrope në kampionatin e Formula 3 është zyrtarisht pjesë e Akademisë së Pilotëve të Ferrarit, lajm që u konfirmua nga vetë kjo shkollë nëpërmjet një komunikate për shtyp.
Në komunikatën e Akademisë së skuderisë nga maranelo theksohej se Shumaher Jr që n gjatë 2019 do të garojë në kampionatin e Formula 2, javën e ardhshme do të nisë përgatitjet presezonale të Akademisë dhe ai nuk do të jetë i vetëm në këtë aventurë të re. bashkë me të në këtë shkollë do të jenë edhe Xhuliano Alezi, Kalum Ilot, markus Armstrong, Robert Shvartzman apo Enzo Fitipaldi.
Mik shumaher është shprehur shumë i kënaqur për këtë aventurë të tij të re pasi sipas tij, Akademia e Ferrarit do ta ndihmojë atë që të bëjë realitet ëndrrën e madhe të tij, të qenit pjesë e Botërorit të Formula 1, kampionat në të cilin i ati mikael ka triumfuar 5 herë më Kokëkuqen italiane, ndërkohë që në total ka 7 tituj botërorë.
Entuziast për afrimin e Mik Shumaher është shfaqur edhe Drejtori i ri i përgjithshëm i Ferrarit matia Binoto i cili theksoi se prania e Mik shumaher në akademinë e Ferrarit ka një domëthënie të vecantë dhe emotive për Kokëkuqen italiane, por ai theksoi se Shumaher Jr u përzgjiodh për këtë Akademi për talentin e shfaqur prej tij në këtë moshë shumë të re
sfidanti.al