Mesfushori i Realit të Madridit ka disa javë që po përjeton një situatë “ferri” në “Santiago Bernabe”. Në fakt, Isko prej kohësh nuk është i kënaqur me statusin e tij në klubin “mbretëror”, ndërsa shpresonte se mbas ardhjes së trajnerit të ri, Santiago Solati, situata e tij do të përmirësohej, por ndodhi e kundërta, ajo u keqësua edhe më shumë.
Meidumet spanjollë shkruajnë se Isko ka mbetur vetëm dhe se ai nuk ka marrëdhënie të mira pothuajse me asnjeri në klub. Gazetari i “Markës”, Ruben Himenez, i rekomandon Iskos se ai do të bënte mirë që të ikte nga Reali,
“Bashkëlojtarët e tu nuk të mbështesin më. Klubi të ka lënë vetën. Ik dhe luaj gjetkë, ku të duash, sepse këtu, te Reali, nuk të do askush”, vë në dukje gazetari i mësipërm.
Sfidanti.al