E quajtën “mbinjerëzor”, De Gea do 100 000 sterlina më shumë në javë…

Portieri i Mançester Junajtidit, David de Gea, kontrata e të cilit është deri më 30 qershor 2019, do një kontratë të re, konkretisht një rritje prej 100 000 sterlinash të pagës së tij javore.
Gazeta “Mirror” shkruan se ky portier 28-vjeçar që aktualisht merr 200 000 sterlina në javë, në kërkesën e tij është inkurajuar nga forma e tij e shkëlqyer gjatë ndeshjeve të fundit, por sidomos në ndeshjen e fundit që Junajtidit e fitoi 1-0 kundër Totenhemit dhe kjo fitore me të vërtetë më shumë i dedikohet De Geas që bëri plot 11 pritje fantastike, duke e shpëtuar portën e “djajve të kuq” nga gola të sigurt.
Sidoqoftë, deri tani, kërkesa e De Geas nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryesia e klubit. Ka pasuir lajme se për këtë portier fantastik janë interesuar PSZH-ja dhe Juventusi. De Gea ka ardhur në “Old Trafford” më 2011 dhe gjatë këtij sezoni ka luajtur në 27 ndeshje, duke pësuar 34 gola.
Sfidanti.al