Naser Al Atijah me shumë gjasa do të jetë kampioni i Rally Dakar të këtij viti. Piloti nga Katari fitoi etapën e nëntë të këtij kompeticioni duke lënë pas Nani Roman dhe De viliers në vendin e dytë dhe të tretë. Tashmë diferenca mes tij dhe Romës është 51 minuta që do të thotë se tashmë Al Atijah e ka në dorë triumfin përfundimtar të evenimentit.
Ndryshe ndodh në kategorinë e motorëve, ku gjithcka është e hapur për fitoren përfundimtare. Etapa e nëntë që nisi në stilin motocross, u fitua nga piloti francez Metxh me kohën 3 orë 46 minuta e 38 sekonda, i ndjekur në vendin e dytë nga Xheger, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Pablo Kintanija. Nuk pati shumë lëvizje mes pilotëve pretendentë për fitoren e etapës të cilët preferuan më shumë të studionin njëri tjetrtin gjatë saj. Përsa i përket renditjes së përgjithshme, vendi i parë vazhdon të mbahet nga Tobi Prajs, por diferenca e tij me Kintanijën në vendin e dytë është 1 minutë e 2 sekonda, ndërsa më vendin e tretë është Matias Valkner.
sfidanti.al