Jashtë Europës, Interi në “Murin e lotëve” në Izrael!

Stefano Pioli pati shpresë se poi a merrte dorën Interit. Pas barazimit heroik në derbi, trajneri po shijonte epërsinë 2-0 në Izrael ndaj Hapoelit në Ligën e Europës, por brenda pak minutash erdhi katastrofa. Humbje 2-3, Handanoviç me karton të kuq, dhe çoroditje totale e një skuadre të kuotuar në fillim të sezonit si e aftë për të fituar trofe. Kritikat dhe talljet nuk pushojnë, me lajtmotivin “edhe për këtë, fajin e ka De Buri?”, duke iu referuar shkarkimit të trajnerit holandez.
Nuk është, gjithsesi, zhgënjimi i parë në historinë e një klubi të madh, por me shumë kontraste. Përveç tri kupave të kampionëve (Championsi i fundit në 2010), dhe Kupave UEFA, intervistët kanë provuar dështime të bujshme. Mediat italiane i rreshtojnë duke filluar me eleminimin e papritur në Kupën e Kampionëve në sezonin 1989-1990, përballë kampiones suedeze, Malmo. Në skuadër ishin Zenga, Bergomi, Ferri, Serena, Brehme, Mateus, Klinsman dhe në stol Trapatoni.
Në 1991-92, eleminim ndaj Boavistës së Portugalisë, në 1995-96, dështim edhe më i madh me modestët zviceranë të Luganos, më pas në 2000-2001 eleminim që në plej ofin e Championsit me Helsingborgun suedeze, kur në fushë ishin Pirlo, Rekoba, Blank, Kordoba, Zedorf, Jugoviç, Zamorano dhe Hakan Shukur dhe në stol Marçelo Lipi.
Katastrofa e radhës është me Shalken në Champioins një sezon pas triumfeve të mëdha me Murinjon (2-5, 1-2), ndërsa e fundit kjo që ndodhi në Ber Sheva.