Me rrogën që merr, natyrish që familjen e mban si ndonjë mbret, por futbollistët e sotëm vuajnë nga kompleksi i “opinionit”. “Sa rrogë merr ai, sa marr unë” është një nga shprehjet së cilës ata i druhen më shumë. Kjo, sëmundja e Kristiano Ronaldos, kjo edhe e Mauro Ikardit, që nuk qenka si gjithë kapitenët e tjerë, të paktën jo si ata legjendarët.
Nëse e shikon në këtë prizëm, sulmuesi argjentinas ka të drejtë, pasi ndodhet në vendin e 8-të të renditjes së lojtarëve më të paguar në Serinë A. i pari tek Interi, por larg kryesorëve, me rrogën prej 4.5 milionë eurosh në vit. Kristiano Ronaldo është i pari, dhe me diferencë të jashtëzakonshme, pasi fiton 31.5 milionë euro në sezon, pas tij Gonzalo Higuain i Milanit me 9.5 milionë euro, ndërsa në vend të tretë Miralem Pjaniç i Juventusit, me 6.5 milionë euro.
Më pas vijnë Xhixho Donaruma e Dagllas Kosta me nga 6 milionë secili, Bonuçi me 5.5, Emre Xhan me 5 milionë euro në edicion, dhe më pas Ikardi, baraz me Edin Xhekon e Romës dhe Lorenco Insinjen e Napolit. Kapiteni i Interit dëshiron të jetë në “shoqëri më të mirë”, dhe me siguri kërkon nga klubi që të jetë numri 2 i Serisë A, me të paktën 10 milionë euro në vit.
Sfidanti.al