Futbollisti që nuk e pati besimin e Hoze Murinjos, Henrik Mkitarian, është zgjedhur njeriu i ndeshjes nga tifozët e Mançester Junaitid. Mesfushori armen ka bërë një paraqitje fantastike kundër Fejnordit, në “Old Trafford”, për këtë arsye është zgjedhur si futbollisti i ndeshjes nga ana e tifozëve, njofton faqja zyrtare e Junaitid në Tëitter.
Mkitarian ka pasur probleme me Mourinjon që prej ardhjes në skuadër, por tashmë ato duket që kanë filluar të zgjidhen dhe ishte një ndihmë e madhe për Mançesterin, në fitoren e thellë (4:0), ndaj skuadrës holandeze.