Njihuni me Valentina Vinjalin, basketbollisten më seksi të botës!

Nuk është e lehtë të mbahen “dy kunguj nën një sqetull”, thotë populli. E ka provuar Valentina Vinjali, basketbolliste dhe modele italiane, e cila e nisi me koshin, ndërsa më pas suksesin më të madh e arriti duke demonstruar hiret e trupit. Shtatlartë 1.83 metra, 25 vjeç, Valentina shkëlqeu me të rejat duke dalë nënkampione e Italisë. në 2005, që kur ishte 14 vjeç, i propozuan të bëhej modele dhe prezantuese, ndërsa në 2010-ën i forcoi edhe më shumë pozitat duke arritur deri në finale të konkursit Mis Italia. Valentina cilësohet si basketbollistja më seksi në botë. Lojtarja profesioniste realizoi një homazh erotik për Majkëll Xhordanin dhe u zhvesh nudo për Los Anxhelos Lejkërsat. Pasi ka zbritur në kategorinë e dytë apo të tretë për të luajtur basketboll, është bërë e njohur për fotot në Instagram.