Reali i kthehet rrugës së fitoreve, por shënon edhe një rekord negativ

Mbas dy hapave të gabuar në La Liga në fillim të këtij viti, Reali i Madridit iu kthye rrugës së fitoreve, duke mundur 3-0 Leganesin në ndeshjen e parë të 1/8-tën e finaleve të Kupës së Mbretit.
Rezultatin e hapi kapiteni i ekipit, Serhio Ramos, që shënoi nga “pika e bardhë”, kurse Lukas Vaskez e bëri 2-0 dhe që rezultati të arrinte në 3-0, u kujdes futbollisti i ri brazilian Vinisius që shënoi gol në min. e 77-të mbas një goditjeje të topit fluturimthi.
Sidoqoftë, në ndeshjen kundër Leganesit Reali shënoi një rekord negativ, kur është fjala për praninë e tifozëve në stadium. Qëkur ka ikur Kristiano Ronaldo, shifrat kanë ndjekur një kurbë në rënie dhe në ndeshjen mes dy ekipeve të lartpërmendur nuk kishte më shumë se 44 000 shikues, shifra më e ulët gjatë këtij sezoni.
Sfidanti.al