Bukuroshe dhe fituese; volejbollistja Franceska Picinini feston 40 vjetorin e lindjes.

Franceska Picinini mbushi 40 vjec. Volejbollistja italiane e lindur në Masa në 10 janar të vitit 1979 ishte në gjendje që të bënte të gjithë për vete sepse është një grua e fortë, e bukur, një femër sex-simbol për kalendarë e faqe të para të revistave dhe një personazh televiziv.

Por më shumë ajo ka fituar të gjithë me rezultatet në fushën e lojës. Bëri debutimin e saj në Serinë A në volejbollin e femrave në mioshën 14 vjecare, ndërsa me përfaqësuesen italiane debutoi kur ishte 16 vjec. Me fanelën e Italisë ajo u shpall kampione e boyës në 2002, kampione e Evropës në 2009 dhe ka fituar Kupën e Botës në 2007. Në palmaresin e saj janë edhe 5 tituj kampionë të Italisë, 6 Liga Kampionesh, 1 Kupë CEV, 1 Kupë Kupash, 1 Superkupë Evropiane, 3 Kupa të Italisë dhe 5 Superkupa të Italisë

sfidanti.al