Barazimi 2-2 me Vijarrealin bëri të në Madrid të harrohet shpoejt suksesi për të tretin vit radhazi në Botërorin e klubeve. tashmë për Santiago Solarin kanë filluar të vijnë kritikat e para pas dy muajsh pune në pankinën e ‘Los Blancos’, por ai nuk i pranon ato dhe iu përgjigjet në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes me Real Sociedad.
‘Objektivi ynë është që të ngjisim shkallët e klasifikimit-tha Solari-jemi të ndërgjegjshëm se nuk ishte e lehtë, por nga vendi i nëntë tani jemi në të katërtin dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Duhet të luftojmë, të pranojmë sfidën dhe situatën e vështirë. E gjithë kjo është pjesë e atij që ka mentalitet fitues dhe ne jemi të kënaqur me punën që po bëjmë, por e dimë shumë mirë që kemi ende punë për të bërë’.
Një tjetër problem për Solarin në këtë moment është edhe dëmtimi i Garet Bejl, i 22 për uellsianin. Nëpërmjet një kiomunikate për shtyp, Reali i madridit bëri të ditur se bejl, ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në pulpën e këmbës së majtë. Klubi iberik nuk thekson kohën e qëndrimit të sulmuesit jashtë fushave të lojës, por sipas të përditshmes madrilene AS, Bejl pritet të mungojë në fushat e lojës për 2-4 javë.
sfidanti.al